Kuvendi vendos për themelimin e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore

Prishtinë | 21 Sht 2023 | 15:42 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës, pas rreth katër orësh diskutimesh, ka votuar për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore, me 69 vota për, raporton Ekonomia Online.

Kryeparlamenatri Glauk Konjufca tha se 75 deputetë kanë votuar në tërësi, e prej tyre 69 kanë qenë për themelimin e Komisionit.

“75 deputetë kanë marrë pjesë në votim, për 69 deputetë, kundër një dhe 6 abstenime. Konstatoj që Kuvendi miratoi formimin e Komisionit”, tha ai.

Deputeti i VV-së Arbër Rexhaj ka votuar kundër, ndërsa gjashtë të tjerë kanë abstenuar, ndër ta Dimal Basha, Mirsad Shkreta e Vendelis Lahu.

Drejtues i këtij Komisioni është deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, derisa zëvendëskryeseuese është deputetja Valentina Bunjaku e LDK-së.

Lëvizja Vetëvendosje me pesë anëtarë, PDK dhe LDK nga dy, derisa AAK dhe grupet joshumicë me nga një përfaqësues, do të jenë pjesë e këtij Komisioni.

Puna e Komisionit do të jetë lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Përderisa seanca e tretë e paraparë të zhvillohet të enjten, është shtyrë për në javën tjetër.

Të ngjashme