Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot vazhdimin e seancës së 2 marsit në të cilën patën mbetur pa u miratuar një numër projektligjesh, raporton Ekonomia Online.
Në seancën e sotme janë miratuar 10 projektligje dhe një marrëveshje ndërkombëtare, derisa në shqyrtim të parë është miratuar projektligji për Meterologji. Ky projektligj u miratua me 76 vota për, dy kundër dhe asnjë abstenim.
Nuk është miratuar Marrëveshja Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MAShT) dhe Stitching Spark-ut të Holandës mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica.
Për këtë marrëveshje kanë marrë pjesë në votim 71 deputetë, 44 prej tyre kanë votuar për, 13 kundër ndërsa 10 deputetë kanë abstenuar.
Kuvendi ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e bashkëpunimit mes MAShT-it dhe Agjencisë austriake për Zhvillim (ADA).
Nuk është miratuar Projektligji për shkollën rajonale për Adminsitratë publike pasi nuk ka pasur kuorumin e kualifikuar.
Projektligjet e miratuara:
Projektligji për Inspektoratin e Arsimit u miratua me 70 vota për dhe 7 abstenime.
Projektligji për mbrojtjen e konsumatorit u miratua me 78 vota për dhe 2 abstenime.
Projektligji për produkte të ndërtimit u miratua ne 76 vota për dhe 2 abstenime.
Projektligji për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë u miratua me 77 vota për dhe 2 abstenime.
Projektligji për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit u miratua me 76 vota për dhe 2 abstenime.
Projektligji për shërbimë postare u miratua me 70 vota për dhe 6 abstenime.
Shqyrtimi i parë projektligjit për Meterologji u miratua me 76 vota për dhe 2 vota kundër
Projektligji për lirinë e asociimit në organizata joqeveritare u miratua me 66 vota për, 9 kundër dhe 4 abstenime.
Projektligji për gjak dhe përbërës të gjakut u miratua me 76 vota për.
Projektligji për masa mbrojtëse në importe u miratua me 62 vota për, 8 kundër dhe 5 abstenime.