Ekonomia Online
FUNDIT

Kuzhinieret e çerdheve në Prishtinë kërkojnë kontrata të rregullta

Kuzhinieret e çerdheve në Prishtinë kërkojnë kontrata të rregullta

Punëtoret e Kuzhinës Qendrore të çerdheve në Prishtinë, kanë kërkuar edhe njëherë nga Qeveria dhe ministria e Financave, kthimin e statusit të punëtorit. Tri përfaqësueset e kësaj kuzhine, kërkesat e tyre i kanë bërë të ditur përmes një konference për media të mbajtura para Qeverisë, raporton Ekonomia Online. Ato kanë treguar se që nga viti […]

Punëtoret e Kuzhinës Qendrore të çerdheve në Prishtinë, kanë kërkuar edhe njëherë nga Qeveria dhe ministria e Financave, kthimin e statusit të punëtorit.

Tri përfaqësueset e kësaj kuzhine, kërkesat e tyre i kanë bërë të ditur përmes një konference për media të mbajtura para Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Ato kanë treguar se që nga viti 2015 vazhdojnë të jenë me kontrata mbi vepër.

Kryekuzhinierja Fatime Zogiani ka treguar se bashkë me kryetarin e komunës Shpend Ahmeti kanë dërguar shkresë ministrit Hoti për kthimin e statusit dhe që kontratat e tyre të jenë të rregullta, por që asnjëherë nuk kanë marrë një përgjigje.

“Kërkojmë nga ministri që sa më shpejtë të na kthej përgjigje me shkrim rreth të kësaj kërkesës sonë”.

Të ngjashme