Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar ndryshim të kushteve meteorologjike .
Gjithashtu parashikohet ndërrimi i krahut nga drejtimi verilindor në drejtim të jugperendimit, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s, duke krijuar kushte për vranësira të çrregullta dhe jostabile.
Vende-vende priten reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, kurse në viset malore parashihet që reshjet e shiut të bien të përziera me dëborë.
Reshje të karakterit lokal parashihet të ketë edhe ditën e premte.