Ky është numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë

Prishtinë | 12 Qer 2022 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24-orësh të rasteve me COVID-19.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë regjistruar 8 raste të reja me COVID-19.

MSH-ja ka bërë të ditur se aktualisht në Kosovë janë 50 raste aktive me koronavirus.

Njoftimi i plotë:

12 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 31 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.850 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.417 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.974 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 243 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.249.

Në total numri i rasteve aktive është 50. 

Të ngjashme