Ky është numri i vaksinave Anti-Covid të administruara në 24 orët e fundit në Kosovë

Prishtinë | 05 Jan 2022 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

2 mijë e 639 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas kësaj ministrie, numri i vaksinave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 679 mijë e 639.

882 mijë e 263 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.639 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.679.639 doza të vaksinës. Deri më sot 785.291 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme