Dy ditëve të ardhshme një vorbull ciklonike nga Atlantiku, me masa të ftohta ajrore do të depërtojë mbi rajonin tonë, ku gjatë ditës së enjte do të sjellë kushte për reshje shiu e të premten edhe për borë.
Të enjten do të mbajë mot i vranët dhe me erë, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Në vise malore mbi 1200m priten edhe reshje bore.
Gjatë ditës së premte do të vazhdoj të mbajë mot kryesisht i vranët, vende-vende me reshje të dobëta shiu, që me rënie të temperaturave, pasdite dhe mbrëmje priten edhe reshje bore.
Të shtunën pritet të mbajë mot më i ftohtë, por me intervale më të gjata me diell, ndërsa në ditët e ndërrimit të moteve, masa më të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të kushtëzojnë mot më të butë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit gradualisht do të zbresin rreth vlerave mesatare, me minimale që do të zbresin nga +3C në -4C, e maksimale nga 8C në 3C.