Ky është personi që raportohet se e gjeti në mal Tianin e vogël

Malisheve | 22 Gus 2020 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

2-vjeçari nga Malisheva që u raportua i humbur që nga dita e djeshme është gjetur shëndosh e mirë.

Ai raportohet se është gjetur në fshat nga qytetari Astrit Kryeziu. Në rrjetet sociale madje është publikuar një fotografi ku ai shihet me Tianin e vogël në krahë, shkruan Reporteri.

Shumë qytetarë e kanë përgëzuar atë për këtë veprim human.

Për gjetjen e Tianit të vogël ishin angazhuar edhe FKS dhe Policia e Kosovës dhe shumë vullnetarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme