“Ky është sekseri”: Këshilltari i Pacollit akuzon një person për çnjohjen e Togos

Prishtinë | 17 Jan 2023 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i ish-presidentit Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj, e ka bërë një status në profilin e tij në Facebook në të cilin ka akuuar një person të quajtur Vladimir Cizelj që “po i shtron tepihun e kuq Serbisë në vende afrikane”.

Nuk dihet saktësisht se çfarë ka dashur të thotë me këto pretendime Zyberaj, por postimi i tij është shkruar në gjuhën shqipe, pra i adresohet publikut shqiptar.

“Nuk është se pritet diçka tjetër nga Serbia, ajo ka këtë formë të politikës së jashtme, duke mbështetur regjime që vrasin njerëz dhe korruptojnë diplomatë”, ka thënë ai.

Njohja nga Togoja ishte arritur në vitin 2014, në kohën e ministrit të jashtëm Enver Hoxhaj ndërsa çnjohja kishte ardhur në vitin 2019, në kohën kur ministër i jashtëm ishte Behgjet Pacolli.

Të ngjashme