Ky është vendimi i Qeverisë së Kosovës për shkollat dhe universitetet

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës nga ora 15:00 pritet të marrë vendime të reja në lidhje me parandalimin e Covid- 19.

Merret vesh se mësimi në shkolla dhe universitete do të zhvillohet online.

Institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Ndërkohë, shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri me datë 18 prill.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme