Ky lojtar i Realit nuk e ka luajtur asnjë minutë këtë sezon

| 04 Tet 2017 | 08:46 | Nga

Zinedine Zidane ka përdorur 22 lojtarë këtë edicion në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Me debutimin e Hakim Achraf kundër Espanyolit, i vetmi lojtarë që nuk ka luajtur në ndeshje këtë sezon për Realin është qendërmbrojtësi Jesus Vallejo.

Spanjolli këtë sezon është zgjedhja e katër e Zinedine Zidane dhe shihet si zëvendësues i Pepes, i cili gjatë verës kaloi në Besiktas.

Por, lëndimet e vazhdueshme kanë bërë që vallejo të mos luaj ende këtë sezon për Realin.

Lojtari tashmë është kthyer nga lëndimi dhe është ftuar nga U-21 e Spanjës, ku është pjesë e formacionit të parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme