Me rastin e 29-vjetorit të Grevës së Minatorëve të Trepçës, në Stantërg të Mitrovicës ka qëndruar kryeministri Haradinaj i cili para të pranishmëve ka thënë se ky vit do të jetë vit i Trepçës dhe se po punohet që ky gjigant të aftësohet si kompani publike, raporton Ekonomia Online. Sipas tij aktivizimi i Trepçës nuk është kundër askujt.
“Jemi bashkuar sepse na obligon një datë që ka bërë kthesë. Mbyllja e minatorëve ka qenë ngjarje e madhe. Të gjitha zhvillimet që kanë pasur, kanë dëshmuar të drejtën e Kosovës me qenë e lirë. Këtë vit e kemi shpallur vit të Trepçës. Tani kemi para vetës aftësimin e Trepçës si kompani publike. Statusi është në përgatitje e sipër”.
“Jemi në punë që Trepça me operuar vet dhe me gjet partner investiv. S’dëshirojmë që rritja jonë me qenë fatkeqësi për të tjerët. Aktivizimi i Trepçës nuk është i dedikuam kundër askujt. Kurdo që na bashkohen, të gjithë në këtë rrugë i mirëpresim. Dy dekada jemi me vonesë. Kemi të drejtën që të lëvizim. Pa u bo 30 vjetori ta kthejmë Trepçën ku i takon”, ka thënë Haradinaj.
Ahmet Tmava, menaxher i Trepçës, tha se Trepca është sinonim i zhvillimit, derisa shtoi se sot e gëzojmë lirinë edhe falë minatorëve. Tmava u shpreh optimist për funksionalizimin e ligjit.
“Sot e gëzojmë lirinë falë edhe minatorëve. Vendi ynë ka pasuri të shumta minerale, sidomos të plumb zinkut. Trepça nuk është vetëm nocion por sinonim i zhvillimit. Ligji për Trepçës i jep mundësi rikonstruktimit të ndërmarrjes. Epopeja e minatorëve është obligim për zhvillimin e vendit. Shpresojmë qe do të funksionalizohet ligji. Me fat java e minatorëve”, deklaroi Tmava.
Shyqyri Sadiku, kryetar i sindikatës, deklaroi se pas grevës së minatorëve çështja e Kosovës u ndërkombëtarizua. Por, ai tha se kërkesat e minatorëve as sot nuk janë plotësuar.
Sipa tij, prodhimi dhe menaxhimi kurrë nuk kanë në nivel më të dobët.
“Në këtë 29-vjetor është e rëndësishme të kujtojmë grevën. I gjithë populli u ngrit për ta bërë historinë.realizuam një vepër nëpër rrugët e Kosovës. Pas këtyre ngjarjeve gjithçka ndryshoi. Çështja e Kosovës u ndërkombëtarizua. Kërkesat e minatorëve ende nuk janë plotësuar. Prodhimi dhe menaxhimi kurrë nuk kanë qenë më dobët. Në Kosovë nuk miratohet ligji i miratuar nga vet institucionet. Kur vdesin minatorët, familjeve u ndalen të ardhurat. Funksionalizimi i Trepçës me një bord do ta lehtësonte punën”.
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se rruga ka filluar që Trepca të vendoset në binarë, derisa premtoi se do t’i kthehet dinjiteti.
“Kam kënaqësi të të veçantë të jem në mesin tuaj, e ndiej veten si minator. Rruga ka filluar për të qitur në binarë Trepçën. S’kemi më nevojë për grevë, do të ecim përpara me kryeministrin. Trepça nuk pret më, jemi çdo herë të respektuar pakicat. Bordi të jetë ekzekutiv, ai do të zgjidhet shumë shpejt dhe ti kthehet dinjiteti. Do të kemi një pllakë në qytet me emrat e atyre kanë dhënë kontribut”
Në emër të minatorëve qe nuk janë më gjallë është ndarë një mirënjohje për kryeministrin Haradinaj, i cili tha se kjo ajo ka vlerë të madhe për të.
Në këtë vizitë kryeministri u shoqërua edhe nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Pjesë e vizitës ishin edhe kryetarët e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe Turqisë.
Sivjet, Java e Minatorëve që mbahet nga 20 deri më 28 shkurt, organizohet nën patronatin e kryeministrit.