Kylie Jenner njofton për ndryshime në biznesin e saj, derisa mahnit me pozat atraktive

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Kylie Jenner njihet që të jetë një biznesmene mjaft e suksesshme.

Përmes produkteve të bukurisë, bukuroshja brune ka arritur që të jetë personazhi i ri më i pasur në botë.

Ndërkohë, Kylie përherë po bënë ndryshime në biznes, për të cilat po informon edhe ndjekësit e saj.

Në një postim të fundit në Instagram, ajo ka paralajmëruar të reja përmes një fotografie tejet atraktive.

“Pasi disa nga ju mund ta kenë vërejtur se faqja ime e internetit @kyliecosmetics është mbyllur për një ndryshim të vogël. Unë kam qenë duke punuar shumë për të krijuar formulat më të reja inovative për ju dhe jam shumë i ngazëllyer që do të ndaj me ju së shpejti”, ka shkruar ajo.

Postimi mori një sërë komentesh, fansa të cilët përshkruanin se sa e mrekullueshme dukej.

Të ngjashme