Kylie Jenner publikon fotografi të rralla ku shihet pa makijazh

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Kylie Jenner ka arritur të bëhet ndër figurat më të njohura në industrinë e bukurisë, viteve të fundit.

Shpeshherë aludohet për pamjen e vërtetë të saj, pasi rrallëherë ajo shfaqet pa makijazh, shkruan Daily Mail.

Gjtë ditës së djeshme (e diel) ajo është shfaqur plotësisht natyrale, ndërsa pozonte para pasqyrës.

23-vjeçarja mbante një paruke me ngjyrë kafe, teksa dukej atraktive veshur me robdishan, që dukej se vetëm kishte dalë nga dushi

Pas këtij imazhi bukuroshja brune kishte sjellë versionin pasi kishte përdorur produkte të bukurisë, me makijazh të rëndë.

Në postimet e tjera ajo nuk kishte lënë pa i postuar edhe aksesorët e ndryshëm që i përdor, që ishin kryesisht çanta të markës ‘Channel’.

Sidoqoftë, ajo ka qenë duke shijuar pushimet në vende luksoze, pak ditë pasi mbushi të 23-tat.

Të ngjashme