Labi kthehet nga Gjermania në Kosovë për të mbledhur para për një vajzë, e cila vuan nga leukemia

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri, ditë më parë tregoi se po udhëton për në Gjermani për t’i vizituar familjarët e tij, pas lajmit se i ishte anuluar protesta e së premtes (13 nëntor) në Ferizaj.

Ndonëse po kalonte një kohë të mirë në Evropë, ai sot (e martë) njoftoi se do të kthehet në Kosovë, për të mbledhur para për 24 vjeçaren Valentina Ibrahimi, e cila vuan nga leukemia.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Facebook.

Ky është postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):

“MIRËMENGJESI ZEMRAT E SHQIPËS!

Edhe pse pa gjumë,tani me emrin e Zotit po nisem i buzëqeshur pêr Kosovë edhe pse doja të qëndroja 2 javê në Evropë!

Qëllimi pse po kthehem është që t’ia tubojmë paratë Valentines 24 vjeqare, e cila vuan nga Leukemia!

Mos harroni, ne jemi askushi pa njeri tjetrin!

Zoti dhuron mirësi e forcë vetem kur jemi njëzêri për çfardo qoftë!

I falenderoj të gjitha familjet shqiptare në DIASPORË, ku me qindra nga ato më kanë ftuar nëpër shtëpitë e tyre për të më nderuar me darkë apo drekë!!

Paratë për Valentinën do të tubohen!

Zoti ju bekoftë!”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme