Deputeti i Aleancës për Kosovën e Re (AKR), Labinot Tahiri, ka thënë se nuk e di pse nuk janë në sallë deputetët e koalicionit PAN.
“Ata nuk po vijnë, por besoj që do të vijnë. Unë do të jem në sallë sa herë kërkon kryesuesi. Katër deputetë të AKR-së ishim në Kuvend. E rëndësishme është që populli ta dijë se kush po luan me këtë shtet”, tha Tahiri.
Sipas tij, AKR-ja dhe kryetari i saj, Behgjet Pacolli nuk bëhen pjesë e lojërave politike që po bëhen me institucionet.
“Nuk e di se çfarë po ndodh, ne ishim këtu por u vërtetua se Behxhet Pacolli për të tretën herë është zhbllokuesi i këtij parlamenti. Këto lojërat çka bëhen me Listën Serbe e të tjera fare s’më interesojnë”
Tahiri ka thënë se AKR do të jetë në Kuvend edhe në ora 14:00 kur pritet të vazhdoj seanca konstituive.
Tahiri gjithashtu komentoi edhe dorëheqjen e Korab Sejdiut nga AKR. Ai tha se Sejdiu ka dhënë shumë për partinë dhe se e presin të kthehet prapë.