Ish-deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka bërë të ditur se tash e tutje do të jetë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka marrë vendim që rrugëtimin e tij politik ta vazhdojë në AAK.
“Dua ta ndajë me ju një vendim që kam marrë për të ardhmen time dhe qytetarêt e mi! Kam vendosur që rrugëtim tim politik ta vazhdojë në AAK-në afër njeriut shumë të respektuar, Gjeneralit Ramush Haradinaj. Aty do të vazhdojmë bashkë në drejtim të realizimit të ideve dhe qëllimeve tona.
Ju garantojë se do të mbetem tërë jetën e njëjti: Labi që nuk i ndalon kurrë aktivitetet humanitare dhe që mbanë premtimet e dhëna në fushatë zgjedhore!
Nuk do të bëhem kurrë si politikanet e tjerë’, ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Tani jemi një me Ramush Haradinaj!
Urime na qoftë.
Kemi kaluar bashkë shumë sfida. Më keni përkrahur në rrugëtimin tim në politikë dhe jam përpjekur që të mos zhgenjeheni nga unë, duke realizuar premtimet që i kam dhënë.
Më keni përkrahur, po ashtu, edhe në aktivitetet humanitare që i kemi bërë bashkë. Jam falënderues përjetësisht për besimin që keni në mua.
Dua ta ndajë me ju një vendim që kam marrë për të ardhmen time dhe qytetarêt e mi! Kam vendosur që rrugëtim tim politik ta vazhdojë në AAK-në afêr njeriut shumë të respektuar, Gjeneralit Ramush Haradinaj.
Aty do të vazdhojmë bashkë në drejtim të realizimit të ideve dhe qëllimeve tona.
Ju garantojë se do të mbetem tërë jetën e njejti: Labi që nuk i ndalon kurrë aktivitetet humanitare dhe që mbanë premtimet e dhëna në fushatë zgjedhore!
Nuk do të bëhem kurrë si politikanet e tjerë: Sikur ata që nuk mbajnë premtimet dhe që nuk kanë shpirt human për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Unë e kam humanizmin të lindur, siç e kemi të gjithë shqiptarët. Humanizmin e kemi amanet nga Nëna Terezë. Atë e kam model unë dhe duhet ta ketë secili nga ne.
Ky njoftim që po e bëjë nuk është thjesht një postim i radhës në Facebook. Është një kërkesë për përkrahje nga ana e juaj.
Që nga sot unë do të bëjë maksimumin që do të realizojë idetë e mia përkrahë një njeriu që e respektojë shumë: Ramush Haradinajt.
Nuk më ka zhgënjyer kurrë.
Ai ishte njeriu që në luftë i tregojë Serbisë se Kosova do të bëhet shtet i pavarur.
Në paqe dëshmojë se ka fuqinë e një lideri të vendosur e të pathyeshëm. Vendosi taksën 100 përqind dhe e bëri Ushtrinë e Kosovës në koordinim me miqtë ndërkombtare.
Lufta, taksa e ushtria janë tri arsyet që më bindin se rrugëtimi bashkë me Gjeneralin Ramush Haradinaj do të jetë në interes të gjithë qytetarëe të Kosovës. Do të punojmë bashkë që të mos ju zhgenjejmë për asnjë sekond. Nuk do të kursejë asgjë nga vetja për të realizuar kërkesat e juaja.
Këtë të enjte do të jemi bashkë me Gjeneralin dhe do të bëjë publikisht aderimin në AAK.
Juve, përkrahësve të mi, vendosa të ju njoftojë më herët për vendimin që kam marrë. Kërkojë mirëkuptimin dhe përkrahjen tuaj, në këtë rrugëtim të ri.
Haradinaj tashmë e di se të enjtën nuk do të jam i vetëm për ta përkrahur në rrugëtimin e madh për 100 % Shtet.
Gjeneral, Kryeministër, z Ramush Haradinaj, si në opozitë apo pozitë, nga dita e enjte, afër teje do të jetë një djalë i fjalës me shumë të tjerë, djem, vajza. Do të rrugëtojmë së bashku drejt fitoreve të reja.
Zoti e bekoftë Kosovën, trojet etnike shqiptare si dhe popullin tonë kudo që është!
Me ty e me Kosovën, na priftë e mbara e dalshim faqebardhë.