Laborator droge në shtëpi, arrestohen 4 persona në Tiranë

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar në kryeqytet pasi sipas policisë kultivonin kanabis sativa në banesën e tyre.

Të dyshuarit janë 44-vjeçari me iniciale S. I., 37-vjeçari me iniciale G. D., 30-vjeçari me iniciale E. Sh. dhe i mituri J. V., 17 vjeç.

Sipas policisë, të dyshuarit kishin marrë me qira banesën e 30-vjeçarit, E. Sh. dhe e kishin përshtatur si laborator droge.

Policia njofton se ka sekuestruar pajisjet e montuara në shtëpi për ndërtimin e laboratorit, fara dhe fidanë Kanabis.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme