Konrad Laimer ka vendosur të qëndrojë te Bayern Munichu.
Austriaku, i dha fund të gjitha dyshimeve pasi që nënshkroi kontratën e re duke e konsoliduar besimin në skuadrën e Vincent Kompanys.
Ai nënshkroi kontratë trevjeçare me “Bavarezët”.
Laimer, deri më tani ka bërë 136 paraqitje me Bayernin, ku arriti të fitonte 2 tituj të Bundesligës, DFB Pokal si dhe Superkupën.