Lajçak reagon pas zhvillimeve të sotme në veri

Prishtinë | 05 Nën 2022 | 22:27 | Nga Ekonomia Online

I dërguari special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka reaguar për gjendjen që është krijuar në veri të vendit.

Lajçak ka shkruar se është plotësisht dakord me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, i cili ka thënë se Serbia e Kosova duhet të tregohen të përmbajtshme dhe të parandalojnë përshkallëzimin e situatës.

“Plotësisht dakord me Mircea Geoana. Mirënjohës për koordinimin e shkëlqyer të NATO-s – si me udhëheqjen në nivel të shtabit, ashtu edhe me NATO-n në terren”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Të ngjashme