Lajm i mirë për fermerët, hapet aplikimi për subvencione

Prishtinë | 28 Shk 2023 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se është hapur aplikimi për Pagesa Direkte Subvencione 2023.

Peci në Facebook ka shkruar se aplikimi zgjat 30 ditë kalendarike dhe fillon nga sot.

“Sa i përket aplikimit për kulturat me sipërfaqe të cilat duhet të digjitalizohen, më lejoni që t’iu informoj se aplikimi fillon nga data 17.03.2023, për arsye të ndryshimeve të nevojshme në sistemin për digjitalizimin e parcellave (LPIS); me qëllim të rritjes së transparencës dhe meritokracisë”, ka shkruar ndër të tjera Peci.

Postimi i plotë i Pecit:

Të dashur fermerë,

Edhe njëherë mbajmë fjalën e dhënë para jush, duke hapur për aplikim Programin për Pagesa Direkte – Subvencione 2023!

Aplikimi zgjat 30 ditë kalendarike dhe fillon që nga dita e shpalljes publike, nga data 28.02.2023 dhe përfundon më datë 29.03.2023, në ora 16:00.

Sa i përket aplikimit për kulturat me sipërfaqe të cilat duhet të digjitalizohen, më lejoni që t’iu informoj se aplikimi fillon nga data 17.03.2023, për arsye të ndryshimeve të nevojshme në sistemin për digjitalizimin e parcellave (LPIS); me qëllim të rritjes së transparencës dhe meritokracisë.

Aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.

Në rastet kur aplikoni për disa kultura apo aktivitete bujqësore, plotësohet dhe dorëzohet vetëm një aplikacion.

Për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, informatat e hollësishme mund t’i gjeni në ëeb faqen e MBPZHR-se, ëëë.mbpzhr-ks.net dhe në ëeb faqen e AZHB-se, ëëë.azhb-ks.net, si dhe tek Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

Të ngjashme