Lajm nga QKUK-ja: I shpëtohet jeta pacientit 63-vjeçar

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 12:55 | Nga

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është kryer një ndërhyrje e komplikuar, ku një pacienti i rrezikohej jeta si pasojë e komplikimeve shëndetësore në zemër.

Lajmi që nuk do të duhej të jetë “i jashtëzakonshëm” në vend me shëndetësi më të zhvilluar është dërguar për mediet nga Zyra për Medie e
Qendrës Klinike Universitare (QKUK).

Pacientit B.Z (1954) nga Podujeva, i është bërë Bypassi dhe endarterectomy e arteries karotide të djathtë, pra procedurë e pastrimit dhe rikonstruktimit të arterieve që e furnizojnë me gjak trurin, njofton QKUK-ja.

“Pra, ndërhyrja përveçse ka shpëtuar në aspektin kardiokirugjik ka parandaluar edhe sulmin e mundshëm në tru që njihet si insult cerebral”.

Ndërhyrje të tilla thuhet se deri më tani janë kryer vetëm në klinikat me shërbime më të avancuara, përderisa kjo është hera e parë që kryhet në shërbimin e kardiokirurgjisë.

Ekipi operator përbëhej nga Dr. Raif Çavolli, kirurg kardiovaskular; dr. Sabjan Memisha, kardiokirug; dr. Shkelzen Murriqi, anesteziolog; dhe ekipi tjetër ndihmës nga transfuzionisti, instrumentarët dhe teknikët e anestezionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme