Lajm i zi për futbollin italian

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 20:56 | Nga

Futbolli italian nga sot humbi një figurë të rëndësishme.

Në moshën 54 vjeçare është ndarë nga jeta ish trajneri, që aktualisht ishte në krye të komisionit të arbitrazhit të Serie B,  Stefano Farina.

Sipas medieve italiane, Farina ishte i sëmurë rëndë tash e një kohë, por familja kishte kërkuar t’u mbrohet privatësia, shkruan gazetta.it.

Ai ka debutuar në Serie A në vitin 1995 dhe ka drejtuar plot 236 ndeshje, ndërsa në Serie B ka drejtuar 117 ndeshje, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme