Prishtina është komuna e parë në Republikën e Kosovës dhe në rajon që ka lansuar sot sistemin “Aplikacioni online për leje ndërtimi”, aplikacion që është krijuar nga UBT, si institucioni më inovativ i arsimit të lartë në vend.
Përmes këtij sistemi është digjitalizuar edhe procedura për leje ndërtimi, sepse aplikacioni mundëson procedura digjitale të aplikimit dhe procesit të trajtimit të kërkesave që i adresohen Drejtorisë së Urbanizmit.
Ky sistem online do të përshpejtojë procesin e aplikimit dhe do të rritë transparencën, njëherësh ndikon në uljen e kostos dhe ruajtjen e ambientit.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka falënderuar UBT-në për mbështetjen e pakursyer në digjitalizimin e procedurës për leje ndërtimit, duke shtuar se aplikacioni do të implementohet në faza.
“Aplikacioni online për leje ndërtimi” do të implentohet në faza, ku fillimisht do të do të mundësohet aplikimi dhe trajtimi i kërkesave për KUSHTE NDËRTIMI kategoria 1, ku në muajt në vijim do të pasojë me çasje në sistem edhe për procedurat e trajtimit edhe të kërkesave tjera pasi që të njëjtat janë në fazën e testuese. Aplikacioni për disa ditë është në fazën testuese, ndërsa nga e hëna, 12.10.2020, mund të shfrytëzohet zyrtarisht. Falënderojmë Kolegjin UBT për mbështetje dhe për këtë donacion të rëndësishëm”, theksoi kryetari Ahmeti.
Vegëza për aplikim: http://eleja.prishtinaonline.com.