Lansohet dokumenti strategjik për vlerësimin e krimeve

Prishtinë | 08 Nën 2016 | 10:50 | Nga

Policia e Kosovës (PK) bazuar në trendët dhe kërcënimet nga krimet e rënda dhe krimi i organizuar, ka identifikuar nevojën për hartimin e dokumentit strategjik “Vlerësimi i kërcënimit nga krimet e rënda dhe krimi i organizuar nga Policia e Kosovës dhe Policia e shtetit shqiptar.

Siç njofton Policia e Kosovës, duke synuar të jetë në hap me dokumentin SOCTA të Europol-it, Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), sot do të organizojë një konferencë me rastin e lansimit të këtij raporti mjaft të rëndësishëm për Policinë e Kosovës dhe Policinë e Shqipërisë.

Nëpërmes këtij dokumenti strategjik të hartuar me mbështetjen e Qendrës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF) dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë, synohet të promovohet bashkëpunimi rajonal në parandalim dhe luftim të krimeve të rënda dhe krimit të organizuar.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë, shefi i misionit të OSBE-së, përfaqësues të DCAF-it si dhe përfaqësues të tjerë vendor e ndërkombëtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme