Lansohet Fondi për Efiçiencë të Energjisë, Kosova e para në rajon

Prishtinë | 28 Jan 2019 | 10:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZhE) ka lansuar Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. Bordi i Drejtorëve filloi ditën e parë të punës me përbërje nga Ruzhdi Sefa, Lum Mita, Sazan Ibrahimi, Artan Berisha dhe dy përfaqësues nga Komisioni Evropian dhe Banka Botërore.

Ky fond që në fillim të operimit do të përfitojë 10 milionë euro grant nga Komisioni Evropian, 5 milionë euro nga Banka Botërore dhe 1 milion euro nga Qeveria e Kosovës.

Përfituesit e ktyre projekteve do të jenë kryesisht ndërtesat publike dhe më vonë edhe ato private, raporton Ekonomia Online.

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, si entitet i rëndësishëm, i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm është themeluar me miratimin Ligjit për Efiçiencën e Energjisë për të arritur objektivat e Kosovës në këtë sektor.

Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit Ekonomik, tha se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet sa i përket krijimit të strategjive për efiçencë.

Sipas tij, në fillim do të rehabilitohen ndërtesat komunale, për çka do të ndahen 1 milion euro nga Qeveria.

“Ne si ministri kemi krijuar disa strategji dhe rregullator, plane të veprimit”.

“Në nëntorin e vitit të kaluar është aprovuar Ligji për Efiçiencë të Energjisë. Ligji parasheh shumë ndryshime. Krijimi i këtij fondi është pjesë e obligimeve që merr Kosova”.

“Fillimi i punës së Bordit për Efiçencë është detyrë, ky do të jetë fond i qëndrueshëm. Do të kemi përkrahje me 1 milion euro nga buxheti i vendit, 5 milionë dollarë nga Banka Botërore”.

“Do të rehabilitohen në fillim ndërtesat në nivel komunal. Jemi duke finalizuar planin, kjo është e domosdoshme në arritjen e këtyre objektivave”.

Natalya Apostolova, udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se janë adaptuar të gjitha ligjet nga BE-ja për efiçencë, por që tash duhet zbatimi i tyre në praktikë.  

“Energjia në Kosova janë prioritet për BE-në, këto janë thelbi i çdo reforme në Kosovë. Edhe pse keni probleme me energji, energjia efiçente është me rëndësi”.

“Ju keni adaptuar të gjitha ligjet e BE-së, por puna nuk është përfunduar se duhet implementimi i këtyre ligjeve për energji”.

“90 milionë euro në ndërtesat publike në Kosovës investime, vetëm për rehabilitimin e nxehjeve janë në Prishtinë janë investuar 6 milionë euro”.

“Bordi i Drejtorëve është i rëndësishëm, fondi të jetë i ngjeshur mirë me staf profesion në 2 muajt e ardhshëm”.

“Në gjithë Kosovën për të qenë fondi i qëndrueshëm, paratë do të kthehen nga komunat në mënyrë graduale”.

Marco Mantovanelli, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën, tha se Kosova është lidere ne rajon sa i përket energjisë efiçente dhe se bordi i krijuar është i pari në Ballkanin Perëndimor.

“Bordi është i pari në Ballkani Perëndimor, Kosova është udhëheqëse sa i përket energjisë efiçiente. Ne kemi ndërtuar disa mekanizma në bazë të kursimeve të energjisë në nivelin komunal”.

“Ne kemi një plan më të gjatë ku do të ketë kursim më të madh në të ardhmen”.

“Kemi shkolla dhe spitale që i përdorin këto ndërtesa publike. Duhet të mbyllen të gjitha hapësirat në këtë nivel. Jemi duke u munduar që kjo të ngritet edhe në nivelin privat”, theksoi Mantovanelli

Të ngjashme