Lansohet programi “Praktikë në Punë”

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 16:11 | Nga

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe ndërmarrjet në sektorin privat, lansuan programin për “Praktikë në Punë” për të mbështetur të papunët që kanë diplomuar kohëve të fundit.

Programi “Praktikë në Punë” ka për qëllim t’u jap mundësinë punëkërkuesve të papunësuar që kanë diplomuar brenda periudhës 12 muaj nga institucionet e arsimit të lartë, që të ndjekin një praktikë 2 mujore në ndërmarrjet e sektorit privat, me qëllim të përkrahjes së aftësimi të praktikes në punë apo edhe punësimit të qëndrueshëm në Kosovë.

Programi fokusohet në identifikimin e ndërmarrjeve që kanë potencial të ofrojnë mundësi afatgjate të punësimit. Në mënyrë që të përfitojnë nga programi, kandidatët e papunësuar dhe punëdhënësit duhet të regjistrohen në zyrën më të afërt të Punësimit.

Të drejtë aplikimi për punë praktike kanë personat që i përmbushin të tre kushtet si në vijim:

Të sapodiplomuarit nga universitetet brenda periudhës 12 mujore; Punëkërkuesit që nuk kanë përvojë të mëparshme pune; Punëkërkuesit nën moshë 30 vjeçare.

Kostoja e praktikës për praktikantë do të mbulohet nga Programi. Pagesat i bëhen drejtpërdrejtë praktikantit me transferim bankar. Pagesat bëhen në baza mujore në vlerë prej 100 euro për muaj. Kandidatët  të cilët përfundojnë praktiken dy mujore do të pajisen me certifikatë për përfundimin e praktikës.

Ky program është i financuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme