Largohen nga tregu në Shqipëri 52 kilogramë dredhëza të importuara nga Greqia

Prishtinë | 04 Pri 2025 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri ka bërë të ditur se 52 kilogramë dredhëza të importuara nga Greqia, janë larguar nga tregu në shtetin shqiptar, pasi konsiderohen si produkt me rrisk të lartë.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se këto kilogramë dredhëza dyshohet të kenë pesticide, të gjitha këto kanë qenë në treg.

“Për këtë, është komunikuar me të gjitha pikat e inspektimit kufitar, për mostrimin e 10 ngarkesave të njëpasnjëshme dhe bllokimin në kufi të çdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin që mund të vijojë të importohet nga Greqia”.

“Synimi i urdhërimit për bllokime të tilla në PIK është që të pritet çdo rezultat analize e mostrimeve në të tilla raste. Në bazë të këtyre rezultateve do të përcaktohet nëse importet do të lejohen për tregtim brenda territorit shqiptar apo do të kthehen në vendin e origjinës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme