Në Prizren flamuri i Shqipërisë dhe ai i Turqisë vetëm një ditë më parë, u panë krah njëri tjetrit.
E kjo ndodhi pikërisht në prag të Festës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Mediet raportuan dhe morën reagimet e qytetarëve pse ndodhi diçka e tillë në qytetin e Prizrenit.
Por, në orët e vona të mbrëmjes të së dielës, flamuri turk i cili ishte vendosur krah atij shqiptar për Ditën e Flamurit, është larguar, raporton Klan Kosova.