Latifi priti në takim Daut Ese pronar i “Eurofood”

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 15:28 | Nga

Sot, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim Daut Ese, pronar i qendrës përpunuese të perimeve “Eurofood” në fshatin Xërxe të Komunës së Rahovecit.

Kryetari Latifi, gjatë takimit e ka uruar pronarin Ese, për investimet e bëra në qendrën për përpunimin e perimeve “Eurofood” dhe ka kërkuar nga ai që të rrit kapacitetet e prodhimit në këtë qendër. Kryetari Latifi, gjithashtu ka përgëzuar pronarin Ese, për produktet e mira dhe të cilësisë së lartë, që prodhohen nga kjo kompani dhe ka shprehur gatishmërinë për përkrahje institucionale.

Kurse Daut Ese, pronari i “Eurofood”, e ka informuar Kryetari Latifi për ecurinë e punëve duke thënë se deri më tani, jemi të kënaqur me ecurinë e punëve që janë duke u bërë në këtë qendër dhe se në të ardhëm edhe me ndihmën e institucioneve Komunale do të rrisim kapacitetin e prodhimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme