Latifi diskuton me zëvendësministrin e Shëndetësisë Ali Berisha për sektorin e shëndetësisë në Rahovec

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 15:49 | Nga

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe Samir Mustafa, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale , kanë pritur në takim zëvendësmininstrin e Shëndetësisë, Ali Berisha, Ahmet Isufi, shef i grupit parlamentar të AAK-së, së bashku kanë vizituar QKMF-në, në qytetin e Rahovecit.

Kryetari Latifi, pasi e ka falënderuar për vizitën e zëvendësministrit Berisha, ka thënë vizita si kjo dhe vizita të tjera nga zyrtar qeveritar dëshmohet se Komuna e Rahovecit është në planet e Qeverisë së udhëhequr nga Kryeministri Ramush Haradinaj. Kjo vizitë dëshmon se përkrahja në sektorin e shëndetësisë në Komunën tonë, nuk po mungon dhe sigurisht që kjo përkrahje do të vazhdoj edhe më tutje në këtë sektor.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ali Berisha, ka thënë se sot jam këtu që të informohem nga Kryetari Latifi për përkushtim e tij të jashtëzakonshëm që nevojat e qytetarëve të trajtohen si nevoja të veta personale, ku buxheti komunal trajtohet me kujdes dhe në mënyrë të drejtë për të gjithë.

Ndërsa, Samir Mustafa, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka informuar për situatën në QKMF-në në Rahovec për të cilën ka thënë se kjo qendër, ngadalë por sigurtë po përmirësohet, si në aspektin infrastrukturor kadrovik dhe në furnizime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme