Profesori universitarë Blerim Latifi në një shkrim në Facebook është shprehur se teatri në Tiranë do të duhej të rrënohej pasi si i tillë nuk mund të vazhdonte.
Latifi është shprehur se teatri i rrënuar ka shërbzer si kujtesë e komunizmit.
Postimi i plotë:
Edhe diçka për teatrin
Si objekt e ndërtuan fashistët, por jo për t’u shërbyer qëllimeve të artit. Jugosllavët e themeluan si teatër, por përsëri qëllimet nuk ishin artistike. 45 vite u përdor nga regjimi komunist shqiptar për ruajtjën e shëndetit të ideologjisë staliniste. Pasi ra komunizmi, iu nënshtrua kushteve të një shoqërie që injoron çdo gjë që nuk përkthehet në vlerë monetare dhe, si rrjedhojë, aty përherë e më pak bëhej art. Mbase duhej ruajtur si njëlloj muzeu i formave të keqpërdorimit ideologjik të teatrit. Asgjë më shumë. Si teatër, ai nuk mund të vazhdonte edhe më tutje. Nostalgjia për të duket se brenda saj ka dy gjëra: njëlloj mazohizmi ideologjik dhe neofobinë, frikën iracionale nga e reja!