Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Prishtinë | 14 Gus 2026 | 20:34 | Nga Ekonomia Online

Rusia të premten pretendoi se po ia “qan hallin” Serbisë. Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, tha se Bashkimi Evropian ia ka bërë të qarta Beogradit dy çështje.

Sipas tij, Serbia, shtet që Moska e konsideron aleat dhe që synon anëtarësimin në BE, duhet të përmbushë dy kërkesa kapitale në mënyrë që t’i përshpejtohet procesi i anëtarësimit.

E para, sipas Lavrovit, është njohja e Kosovës së pavarur, ndërsa e dyta është bashkimi me të gjitha politikat e BE-së ndaj Kremlinit, i cili, siç theksohet në deklaratë, po sulmon tash e 1633 ditë Ukrainën fqinje./KlanKosova/

Të ngjashme