LDK është një parti me shumë komplekse

Prishtinë | 30 Kor 2026 | 16:37 | Nga Arton Muhaxheri

LDK është një parti me shumë komplekse, ashtu siç është me komplekse edhe kryetari i saj. Komplekset fillojnë që nga emërtimet që ata ia bëjnë njëri-tjetrit: “Dr. Vjosa”, “Dr. Lumiri” e të ngjashme. Në anën tjetër, kemi një lider partie si Albin Kurti, i cili vetëm me diplomën bachelor e çmontoi LDK-në, por edhe opozitën në përgjithësi.

Komplekset e LDK-së dhe të Lumirit vazhdojnë më tej duke u distancuar nga çdo perceptim që mund t’i paraqesë si të afërt me PDK-në. Nuk ka pse të ndodhë kjo, kur të dyja janë parti shtetformuese, kanë bashkëqeverisur në të kaluarën, sot janë të dyja në opozitë dhe bashkëpunimin e kanë të nevojshëm. Atëherë, pse duhet LDK-ja të vuajë nga ky kompleks?

Përndryshe, problemet në LDK janë vetëm të LDK-së. Por, duke qenë se në krye të saj është një kryetar axhami në politikë, i cili çdo problem të shtëpisë së vet e bën të madh, atëherë nuk kanë faj as të tjerët që merren me çështjet e LDK-së.

Duhet ditur një gjë: shprehja se “nuk ka marketing të keq” vlen në ekonomi dhe biznes, por jo në politikë dhe për partitë politike. Një marketing i keq krijon një perceptim të keq për partinë, dhe këtë marketing të keq LDK-së ia ka bërë vetë Lumiri.

Të ngjashme