LDK-ja e Prizrenit paralajmëron zgjedhje të parakohshme në degët me rezultate të dobëta

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Dega e LDK-së në Prizren, bashkë me disa degë të tjera të këtij subjekti politik, që kanë treguar rezultate të dobëta në zgjedhjet e shkuara, mund t’i nisin zgjedhjet e brendshme partiake më herët në krahasim me degët e tjera.

Kështu së paku pretendojnë aktivistë të degës së kësaj partie në Prizren, të cilët theksojnë se një qëndrim i tillë është marrë në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të LDK-së, ku anëtarët e këtij organi kanë autorizuar kryetarin dhe kryesinë e partisë që të caktojnë datën e zgjedhjeve në degët me rezultate të dobëta zgjedhore, varësisht se si e vlerësojnë ata situatën e përgjithshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Këshilli i përgjithshëm i LDK-së, në mbledhjen e fundit ka marrë vendim që disa degë të LDK-së, rreth 6 ose 7 sosh, nde to edhe dega e Prizrenit, që të shkojnë në zgjedhje të brendshme para degëve të tjera, për shkak të përsëritjes së rezultatit të dobët në zgjedhjet e fundit”, kanë thënë burime brenda Degës së LDK-së në Prizren, duke folur në kushte anonimiteti.

Sipas tyre, arsyet që janë përmendur në këshill kanë të bëjë me degët që s’kanë arritur të hynin në balotazh në zgjedhjet e fundit komunale përkatësisht rezultatet e dobëta, problemet që nuk kanë mundur të përmirësoheshin dhe arsye të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme