Anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të jenë në zyrat e LDK-së, për të mbajtur kujdestari, ka bërë të ditur kjo parti përmes një njoftimi për media.
Kryetar i komunës së Podujevës, Agim Veliu, i ka prirë këtij procesi, ndërsa ditët e ardhshme do të jenë nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm i LDK-së dhe anëtarë tjerë të kryesisë.
Sipas LDK-së, arsyeja që po mbahet kjo kujdestari është qëllimi i vetëm që LDK-ja të jetë pranë çdo qytetari.
“Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojë fuqishëm mobilizimin e saj pasi që këtë vit e presin vetëm fitoren”, thuhet në njoftimin e LDK-së.