LDK-ja në seancë veç për marrëveshje ndërkombëtare, Veseli fton të bëhet kuorumi

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 10:45 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të LDK Avdullah Hoti, në fillin të seancës, ka thënë se kjo parti është pjesë e seancës vetëm për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

“Jemi këtu për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare, ju lus me vazhduar me pikat që janë prezantua në mbledhje të Kryesisë”.

Ndërsa Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se duhet të kthehen deputetët në sallë në mënyrë që të bëhet kuorumi.

Një pjesë e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë lëshuar seancën sapo ajo ka filluar.

Rendi i ditës:

6. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit që themelon komunitetin e transportit,

9. Votimi në parim i Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës,

13. Votimi në parim i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,

14. Votimi në parim i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,

15. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-176 për Hetim Parlamentar,

16. Votimi në parim i Projektligjit për Inspektoratin e punës,

18. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit,

19. Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së,

20. Votimi në parim i Projektligjit për pagat në sektorin publik,

21. Votimi në parim i Projektligjit për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të agjencive të pavarura,

22. Votimi në parim i Projektligjit për zyrtarët publik,

23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,

24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive,

25. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/22 për Kinematografinë,

26. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,

27. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat,

28. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,

29. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L -090 për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,

30. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.06/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 Ligji i Sportit ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për Sport,

31. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për peticione,

32. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-049 për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë,

33. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,

34. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale,

35. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Qeverisë për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2017,

36. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit të Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina Sh. A për vitin 2017,

37. Shqyrtimi i Raportit vjetor mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2017,

38. Shqyrtimi i Raportit vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017,

39. Emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,

40. Emërimi i kryetarit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik,

41. Emërimi i 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,

42. Shkarkimi i z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
43. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur për Media nga radha e komunitetit jo-shumicë,

44. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radha e komunitetit serb,
45. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare dhe në atë hetimor,
46. Emërimi i një (1) anëtari në Komisionin Hetimor Parlamentar.

DREJTPËRDREJT – Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë 41 pika: Votimi i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së; i Projektligjit për pagat në sektorin publik; Shqyrtimi i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës etj.

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, October 25, 2018

 

Të ngjashme