LDK: Jemi partia e parë

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 22:36 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thotë se në zgjedhjet që u zhvilluan sot ka dalë partia e parë në nivel vendi.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, së bashku me kandidatin për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, dhe Lumir Abdixhikun nga Shtabi Zgjedhor, janë paraqitur të qeshur në një konferencë për medie në orët e mbrëmjes.

“Jemi partia më e madhe në këto zgjedhje. LDK është fituese e këtyre zgjedhjeve; i ka fituar 5 komuna pa balotazh: Fushë-Kosovën, Lipjanin, Pejën, Podujevën dhe Vitinë”, tha Abdixhiku, raporton Ekonomia Online.

“LDK-ja është e vetmja parti që i fiton 5 komuna pa balotazh”, shtoi ai.

Mustafa: Do të përmbysim rezultatin në Prishtinë “në mënyrë shkatërrimtare”

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se është kënaqësi që po prezantojnë rezultatet të cilat janë meritë e atyre që fituan dhe atyre ne balotazh.

LDK-ja ka dalë e dyta në Prishtinë, pas Vetëvendosjes dhe do të garojnë në balotazh.

Mustafa u shpreh i bindur se partia e tij do të përmbysë rezultatin në Prishtinë “në mënyrë shkatërrimtare”.

“Si parti ne do të dalim të parët edhe për kryetar edhe për asamblistë. Prezenca jonë në balotazh në Prishtinë është arritje e kandidatit tonë, i cili arriti ta fitojë simpatinë e qytetarëve për një kohë të shkurtë. Do të përmbysim këtë rezultat në mënyrë shkatërrimtare në Prishtinë. Në balotazh do të jemi të parët”, ka thënë Mustafa.

Kurse, Arban Abrashi tha se i garanton qytetarët që do të jetë shumë shpejt kryetar i Prishtinës.

“Rezultati tregon qe ka një ngritje për votuesit tanë dhe e jona është që të tjerët t’i bindim që programi jonë është i fitores”, u shpreh ai.

Të ngjashme