LDK në Ferizaj: Pushteti komunal po praktikon e këmbimit të pronës komunale, pa u shqetësuar për interesin e përgjithshëm

Ferizaj | 17 Tet 2023 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se në këtë komunë pushteti tentoi që ta këmbejë një pjesë të pronës komunale në vend se t’ua lë në shërbim qytetarëve.

Sipas tij, pushteti ua mundësoi disave që të nisin punime në pronë komunale në fshatin Zaskok të Ferizajt, pronë kjo që fillimisht ishte destinuar për ndërtimin e strehimores për banim social, shkruan Reporteri.net.

Mirëpo, Azemi ka thënë se dy asamblistë të LDK-së në Ferizaj, Flamur Istrefi dhe Besim Haziri, bashkë me qytetarët me sukses ia dolën që ta pengojnë këtë iniciativë, dhe ta rikthejë pronën në shërbim të tyre.

“Derisa banorët e donin atë parcelë si vend ku do të ndërtohet diçka në shërbim të tyre dhe derisa ajo ishte e destinuar për ndërtimin e strehimores për banim social, Komuna e Ferizajt lejoi devijimin e saj duke mundësuar që dikush të nisë aty punime.” – thuhet në postimin e Azemit.

Postimi i plotë:

Pushteti komunal në Ferizaj ka vite që po ndjekë praktikën e këmbimit të pronës komunale, pa u shqetësuar për interesin e përgjithshëm. Përmes kësaj mënyre, ka pasur vazhdimisht tentime që të favorizohen individë të caktuar, përfshirë edhe uzurpatorë të pronës publike. Një gjë e tillë është kundërshtuar vazhdimisht e fuqishëm dhe në forma të ndryshme nga përfaqësuesit e LDK-së në Kuvendin Komunal të Ferizajt.

Asamblistët tanë, Flamur Istrefi dhe Besim Haziri, sot përmes një konference pasqyruan një tentativë të tillë në lidhje me pronën komunale 473/3 në fshatin Zaskok. Derisa banorët e donin atë parcelë si vend ku do të ndërtohet diçka në shërbim të tyre dhe derisa ajo ishte e destinuar për ndërtimin e strehimores për banim social, Komuna e Ferizajt lejoi devijimin e saj duke mundësuar që dikush të nisë aty punime.

Pushteti bëri përpjekje që të krijoi mjegull rreth kësaj çështjeje dhe të mbajë publikun të pasqaruar për të. Por, asamblistët tanë ishin të vendosur që ajo t’iu përkiste interesit të qytetarëve dhe me çdo mjet problematizuan tentativën e pushtetit dhe kundërshtuan devijimin e asaj parcele. Ballafaqimi me pushtetin për këtë veprim të kundërligjshëm, kundërshtimi i këtij veprimi përkrah qytetarëve dhe duke çuar zërin e tyre në Kuvendin Komunal, rezultoi i suksesshëm. Pushteti u zmbraps e prona u kthye në gjendjen e mëparshme, pra në shërbim të qytetarëve.

Falënderoj asamblistët për përkushtimin e tyre në shërbim të interesit të qytetarëve, dhe gjithsesi edhe këta të fundit për vendosmërinë për ta mbrojtur atë që iu takon. Ky është një lajm i mirë dhe shembull se si përkushtimi për të mirën e përgjithshme jep rezultate.

Të ngjashme