LDK: Procesi zgjedhor po zhvillohet në rregull

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 08:33 | Nga

Shefi i Shtabit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një konference për media, me ç’rast ka njoftuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Abdixhiku, sipas informatave nga vëzhguesit e këtij subjekti politik, ka thënë që çdo gjë ka shkuar në rregull, me përjashtim të Deçanit ku në 14 qendra votimi ka pasur ngatërresë të vulave.

Tutje ai ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët që të dalin në numër sa më të madh të kryejnë obligimin e tyre qytetar, përderisa uroi për një proces të mbarë e të mirë, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme