LDK: Rangimi i mirë i Kosovës, rezultat i punës tonë

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 18:02 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ministrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti, në një konferencë për medie, kanë thënë se rangimi i mirë i Kosovës në raportin e Bankës Botërore për të bërit biznes , është rezultat i punës së tyre.

Ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha se ky rangim është si rezultat i punës së qeverisë së kaluar të drejtuar nga Isa Mustafa, raporton Ekonomia Online.

“Ju kemi ftuar për të dhënë një lajm të mrekullueshëm. Banka Botërore ka publikuar sot raportin dhe ka renditur Kosovën në pozitën e 40-të për të bërit biznes”, tha deputetja e LDK-së.

“Në vitin e kaluar ishim në vendin 60-të dhe kemi arritur të jemi vendi i katërt si vendi top reformator në botë”, tha ajo.

“Ne ju kemi ftuar sepse bëhet fjalë për punën që i ka ndërmarr qeveria e kaluar pjesë e së cilës kemi qenë ne”.

Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, sikur kolegia e saj, i bëri thirrje Qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj të vazhdojë “reformat e mira që ne i kemi nisur”.

Të ngjashme