LDK-VV koordinohen me ambasadorët Delawie e O’Connell

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 21:02 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Takimit të Grupeve Parlamentare të LDK-së dhe Vetëvendosjes, krahas ambasadorit të Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell, tashmë iu janë bashkuar dhe ambadadori i ShBA-së, Greg Delawie, dhe përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

LDK e VV po mbajnë takim me ambasadorin O’Connell, koordinohen për Specialen

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, dhe deputetja Aida Dërguti, i janë bashkuar takimit të Grupit Parlamentar të LDK-së.

Në takimin që po mbahet në ndërtesën e në Kuvendin e Kosovës po merr pjesë dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell, raporton gazetarja e Ekonomia Online, e cila ndodhet në Kuvend.

LDK dhe VV po koordinojnë qëndrimin lidhur me kërkesën e një grupi deputetësh për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Kryesia e Kuvendit pritet të mblidhet sërish në orën 21:00.

Më herët në një prononcim për mediet, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ka thënë se sonte mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga lufta.

Ai tha se i vjen shumë keq kur dëgjon tani një përpjekje për ta hequr ligjin për Specialen për arsye që ai tha se nuk i kupton plotësisht. “Në atë kohë politikanët kanë vënë interesin shtetëror para interesave personale”, tha O’Connell, duke shtuar se tani po i duket që për interesa personale kanë kërkuar që të ndalet procesi i gjykatës.

Të ngjashme