Lejuan kultivimin e 550 rrënjëve kanabis, AMP pezullon nga detyra 4 policë në Kavajë

Prishtinë | 22 Tet 2025 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Pas një hetimi disa mujor mes Prokurorisë Durrës dhe AMP janë ekzekutuar masat e sigurisë për katër punonjës të Policisë, duke i pezulluar ata nga detyra. Hetimi ka zbuluar se këta punonjës policie, gjatë ushtrimit të detyrës, nuk kanë kryer kontrolle të duhura për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke lejuar që në zonën e mbulimit të tyre të kultivoheshin 550 bimë narkotike.

Policët e pezulluar nga puna:

Afrim Meçe, Komisar dhe Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë, tani Shef Seksioni në Komisariatin e Divjakë,

Edlir Kazazi, N/Komisar dhe Specialist për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë,

Rosario Çollaku, Inspektor dhe N/Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë, tani Trupë Shërbimi në Seksionin e Qarkullimit Kavajë,

Saimir Kazazi, N/Komisar dhe Specialist / Koordinator për Specialistët e Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Të ngjashme