Pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar duke thënë se për këtë arsye duhet të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se “Kosova me mazhorancë pa kuorum – urgjentisht në zgjedhje! Qeveria e cila thotë se në Kuvend i ka mbi 80 numra, nuk ka kuorum për asgjë. Nuk ka numra për marrëveshje e për ligje të rëndësishme për Kosovën. Pra është e braktisur nga të gjithë e edhe nga vetë vetja”.
“Edhe sot me mos mbajtjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës si pasojë e mungesës së kuorumit është tregues se vendi është në bllokadën me të keqe që nga pas lufta. Qeveria është e paaftë të procedojë dhe të furnizojë me projektligje Kuvendin e Kosovës, nuk ka asnjë vizion se si të ecet përpara, ka mbetur në vendnumëro dhe është e interesuar vetëm që të ruaj pushtetin e saj me çdo çmim”, ka shkruar Lekaj.
“Nën qeverisjen e këtij koalicioni mund të flasim vetëm për rritjen e papunësisë, mos krijimin e Ushtrisë, mbetjen pa liberalizim, dështimet në anëtarësim në organizata ndërkombëtare e të tjera mos zhvillime. Prandaj të shpallën zgjedhjet e të shpëtohet Kosova!”, ka shkruaj Lekaj.