Me ftesë të ministrit të shtetit për Tranzicion Ekologjik dhe Solidaritet, Francois de Rugy dhe ministres për Transport, Elizabeth Borne, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, po qëndron në Paris të Francës, me rastin e Panairit Aeronautik 2019. Edicioni i këtij viti, i 59-ti me rradhë, organizohet nën patronatin e presidentit francez Emanuel Macron. […]
Lekaj në Paris, merr pjesë në Panairin Aeronautik dhe takon homologët

Me ftesë të ministrit të shtetit për Tranzicion Ekologjik dhe Solidaritet, Francois de Rugy dhe ministres për Transport, Elizabeth Borne, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, po qëndron në Paris të Francës, me rastin e Panairit Aeronautik 2019. Edicioni i këtij viti, i 59-ti me rradhë, organizohet nën patronatin e presidentit francez Emanuel Macron.
Këtë ngjarje, më e madhja e këtij lloji në botë, Lekaj e shfrytëzoi për lobim drejt anëtarsimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare të aviacionit civil. Me homologët e tij francez, Lekaj bisedoi edhe për mundësitë e bashkëpunimit Francë – Kosovë, në infrastrukturë.
“Air Show Paris” është event që mbledh kompanitë më të mëdha prodhuese të aviacionit. Ministri Lekaj e ftoi për vizitë në Republikën e Kosovës, Ministrin de Rugy, i cili që para 20 viteve e kishte përkrahur Kosovën dhe të drejtën e saj.













