Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka inspektoi punimet të cilat janë duke vazhduar për zgjerimin e rrugës në hyrje të Prishtinës, gjegjësisht në lagjen “Veternik”.
Lekaj tha se për këtë projekt janë ndarë 3 milionë euro. Punimet sipas tij, do të përfundoj sipas afateve të përcaktuara.
Madje Lekaj përmendi edhe çështjen e shpronësimit, sipas ministrit të Infrastrukturës gjatë qeverisjes se tij nuk do të ketë problem të tilla, raporton Ekonomia Online.
Gjatë kësaj vizite, ministri u njoftua hollësisht me dinamikën e punimeve nga menaxheri i këtij projekti si dhe përfaqësuesit e kompanisë “Sallahu”.
Ministri Lekaj në fjalën e tij për media tha se “ky aks rrugor që saktesisht ka katër shirita, është një projekt me gjatësi prej 1.5 kilometrash, ndërsa i tërë buxheti i dy akseve rrugore është afërsisht tre milionë euro. Punët të cilat duhet të kryen me saktësi janë njëri aks në të cilin jemi ne tani dhe që duhet të kryhet brenda 125 ditëve, ndërsa aksi tjetër në anën e kundërt duhet të përfundohet brenda 110 ditëve.
“Ne jemi zotuar që do ti mbështesim projektet me vija të parapara buxhetore dhe, sikurse që do të kërkojmë llogari nga operatorët ekonomik, ashtu edhe do të japim llogari ndaj tyre. Ajo që do të dominojë në këtë qeverisje është saktësia e projekteve, mos prolongimi që ne t’i mbështesim operatorët në bazë të kontratës së nënshkruar dhe po ashtu do të përkujdesemi që të mos ketë vonesa në pagesa. Do të jemi këmbëngulës që operatorët ekonomik të jenë të ndërgjegjshëm dhe t’i kryejnë punët me kohë”.
Skender Canolli, menaxher i projektit u zotua që brenda afatit për më shumë se 100 ditë punët do të jenë të kryera.