Lekaj: Për 155 ditë përfundon zgjerimi i rrugës në Veternik, investohen 2.5 milionë euro

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 11:02 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, morri pjesë në fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N2, hyrja në qytetin e Prishtinës, bashkë me urën që lidh autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Ekonomia Online.

Lekaj tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm, i cili është dashur që të fillojë shumë kohë më parë.

“Sot po fillojmë një projekt që ka rëndësi të veçantë për qytetarët e Prishtinës dhe ata që vijnë sepse po bëhet një projekt infrastrukturor që ka lëvizje të lirë të qytetarëve”.

“Ky projekt është dashur shumë më parë të fillojë, por ne me vendosmëni tonë kemi vendos sot ta bëjmë këtë kërkesë realitet. Është kërkesë e kryetarit të komunës Shpend Ahmeti dhe e shumë qytetarëve”.

Ai tha se pritet brenda 155 ditëve do të përfundojnë projekti plus 30 ditë shtesë që mund të ndodhin, projekti kap vlerën 2.5 milionë euro.

“Po fillojmë projektin me standarde të larta kërkojmë që kompania me përpikëri ta implemenojë projektin dhe ta përfundoj me kohë, koha që do marr projekti është 155 ditë punë dhe 30 ditë që mund të ketë shtesë punë”.

“…ne do jemi të vëmendshëm dhe do ta monitorojmë për së afërmi sepse është në hyrje të Prishtinës dhe duhet të jetë ashtu siç kërkon koha dhe qytetarët vlera është 2.5 milionë dhe është buxhet i Kosovës dhe i Ministrisë së Infrastrukturës”, tha Lekaj.

“Gjatësia është diku 2 kilometra sepse është rreth dhe zgjerimi do jetë me 4 korsi dhe do prishet ura dhe do ketë urë të re me standarde çfarë kërkon dendësia e qarkullimit të automjeteve”.

Kompania e cila do të i kryej këto punime është kompania “Eskavatori”.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, merr pjesë në fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N2, hyrja në qytetin e Prishtinës, bashkë me urën që lidh autostradën “Ibrahim Rugova”

Gepostet von Ekonomia Online am Mittwoch, 10. Juli 2019

Të ngjashme