Lekaj pranon projektin e autostradës Kijevë-Zahaq, puna nis brenda dy muajsh

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 12:07 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka mbajtur konferencë për medie, me rastin e dorëzimit të projektit final të autostradës Kijevë – Zahaq nga Njësiti Mbikëqyrës dhe ai i konsulencës nga BERZh, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, Lekaj tha se për këtë projekt gjigant të përmbledhur në 240 dosje që përmbajnë të dhënat e detajuara për këtë autostradë, elaboratet shpronësuese e lejen mjedisore, brenda dy ditësh do të hapet edhe tenderi për përzgjedhjen e punëkryesit.

Me përfundim të procedurave tenderuese, punët në teren për realizimin e autostradës Kijevë – Zahaq, sipas kreut të MIT, pritet të fillojnë brenda dy muajsh.

Aty i pari i MI-së tha se edhe pse ky projekt ka pasur ngecje ai shënon një histori në Ministrinë e Infrastrukturës pasi për herë të parë po ndërtohen 6 autostrada.

I gjithë ky projekt do kap vlerën e 238 milionë eurosh dhe pritet të përfundojë brenda 36 muajsh.

“Sot do prezantojmë një autostradë e cila ka pasur ngecje dhe falë angazhimit të njësisë impelmentuese dhe BERZh-it kemi arritur që më në fund të përgatisim projektin në detaje në të gjitha strukturat e projektit gjigant”.

“Për herë të parë në historinë e infrastrukturës rrugore po punohen 6 autostrada që kap vlerën e 238 milion euro dhe kohëzgjatja e punimeve do jetë 36 muaj, por mundtë kryhet edhe për 24 muaj pasi buxheti është gati. S’kemi problem tjetër vetëm që brenda 2 ditëve të shpallet tenderi ofertues për ndërtim”.

Lekaj tha se së shpejti pritet të zgjerohen rrugët në hyrjet e qyteteve si Gjilan, Ferizaj dhe Prizren.

“Një lajm tjetër është zgjerimi i rrugëve në hyrje të qyteteve të Gjilanit, Prizrenit dhe Ferizajt”.

Ndërsa Sekretari i MI-së, Betim Reçica, tha se ky është një projekt me standarde evropiane, raporton EO.

“Është projekt detal zbatues i cili do jetë i ndarë. Sa i përket aspektit të kualitetit të ndërtimit të kësaj autostrade është e bazuar në kuantitete dhe standarde evropiane”.

“Ky projekt i përshtatet tërësisht edhe ndryshimeve teknike. Projekti është në fazë të mirë pasi është tipik i nivelit evropian. Ky projekt i lidh më së paku 4 komuna në Kosovë”.

Ndërsa Aristides Karlaftis nga kompania “WBIF Project”, tha se është i gëzuar për këtë projekt duke e cilësura këtë projekt si më të madhin në historinë e Ministrisë së Infrastrukturës.

“Është një nga projektet më të mëdha. Mendoj që ne jemi shumë krenarë që po bëjmë një nga projektet më të mëdha së bashku me Ministrinë. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm dhe është punuar me standarde evropiane”.

Të ngjashme