Lekaj: Qeveria bie të mërkurën

Prishtinë | 08 Maj 2017 | 12:23 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të AAK, Pal Lekaj, ka komentuar shtyrjen e mbledhjes se Qeverisë për të mërkurën, duke thënë se është tentativë e fundit e kryeministrit Mustafa për ta proceduar demarkacionin, për ta destabilizuar vendin dhe për ta ruajtur karrigen e vet, raporton Ekonomia Online.

“Ne kemi thënë me kohë që nuk do të kaloj demarkacioni kjo qeveri tani më po i numëron dy ditët e fundit dhe të mërkurën do të bie me mocion dhe do të kthehemi të sovrani që është qytetari i Kosovës dhe qytetari me votën e tij do të bëjë ndryshimin”, ka thënë ai.

Sa i përket shtyrjes së mbledhjes së demarkacionit pas seancës së të mërkurës Lekaj ka thënë se beson se nuk do të mbërrin të procedohet për në Kuvend pasi që të mërkurën është mocioni për votëbesimin ndaj Qeverisë dhe se kjo e fundit do të rrëzohet gati me numër kushtetues.

I pyetur se a i kanë votat Lekaj ka thënë se do ti mbledhin votat dhe i kemi mbledhur 42 vota për inicimin e mocionit me çka i falënderoj deputetët ka thënë ai duke shtuar se një numër i madh i deputetëve do të rrëzojnë këtë qeveri.

Të ngjashme