Lekaj takohet me Erden , bisedojnë për mbështetjen e edukimit të të rinjve

Prishtinë | 15 Nën 2017 | 12:37 | Nga

Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti drejtorin e kolegjit “Mehmet Akif”, Mustafa Erden, me të cilin bisedoi lidhur me punën e këtij kolegji, i cili ka objektiv të përhershëm ka ofrimin e kushteve sa më të mira për mësim dhe përgatitjen e kuadrove cilësore në fushën e dijeve.

Në takim, ministri Lekaj dhe mysafiri i tij, Mustafa Erden, biseduan për nevojën e vazhdimit të mbështetjes për edukimin e kuadrove të reja, të cilët do të mund ta japin kontrobutin e tyre të plotë për zhvillimin e Kosovës.

Për cilësinë e mësimit në kolegjin “Mehmet Akif”, që është shkolla e parë private në Kosovë, flet fakti se nxënësit kosovarë po marrin medalje gjithandej botës, për dije të gjuhëve të huaja dhe për njohuritë në lëmin e shkencës.

Në fund të bisedës, ministri Lekaj dhe Erden thanë se edhe në të ardhmen mbështetja dhe bashkëpunimi i ndërsjellë nuk do të mungojnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme